LAJMI I FUNDIT:

Maloku: KFOR-i cak i mundshëm i sulmeve terroriste në Kosovë

Maloku: KFOR-i cak i mundshëm i sulmeve terroriste në Kosovë

Kosova ka problem me rritjen e radikalizmit fetar nga sekte të ndryshme radilale.

“Ky radikalizëm nëse nuk mbahet në kufijtë të kontrolluar mundë të avancohet në ekstremizëm fetar me pasoja të rrezikshme për shoqërinë dhe vendin”, tërheqë vërejtjen Naim Maloku, ekspert i sigurisë.


Ai vlerëson se pas sulmeve të fundit terroriste në Bruksel, Kosova duhet të jetë e shqetësuar për ngjarjet që ndodhën dhe institucionet e sigurisë së vendit të ngrinin shkallën e gatishmërisë për të reaguar në parandalimin e ndonjë akti të tillë në Kosovë.

Ish eprori ushtarak i UÇK-së, thotë se Kosova me numër të madh të qytetarëve të saj pjesëmarrës aktiv në luftimet në SIRI paraqet rrezik potencial në importimin e konfliktit nga atje dhe është cak i mundshëm për sulme terroriste për shkak të radhitjes përkrahë Aleancës globale anti ISIS të udhëhequr nga SHBA dhe aleatët Perëndimor.

Maloku në një interviste për Gazetën Fjala tha se, cak i sulmeve terroriste në Kosovë janë edhe pjesëtarët e KFOR-it.

“Në territorin e shtetit tonë janë të dislokuara në kuadër të KFOR- it njësi ushtarake të SHBA- së dhe shteteve tjera të shpallura nga ISIS si armiq të përbetuar të tyre. Kjo e rritë mundesinë që këto forca të jenë cak i mundeshëm për ndonjë akt eventual terrorist kundër tyre në teritorin tonë”, thotë Maloku.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle

Lajme
Kalo në kategori