LAJMI I FUNDIT:

Malisheva pranon pako ushqimore dhe higjienike nga Misioni i OKB-së në Kosovë  

Malisheva pranon pako ushqimore dhe higjienike nga Misioni i OKB-së në Kosovë  

Në kuadër të përkrahjes për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës me COVID-19, misioni i OKB-së në Kosovë, sot ka dërguar  50 pako ushqimore dhe 40 pako higjienike për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Në njoftimin për media thuhet se donacionin nga misioni i OKB-së në Kosovë e ka pranuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në emër të komunës, e ka falënderuar përfaqësuesin e misionit të OKB në Kosovë, Zahir Tanin, për këtë donacion.

“Ndihmat në ushqime dhe higjienë për familjet në nevojë, janë shumë të nevojshme në këtë situatë kur po përballemi me pandemi dhe kjo na ndihmon edhe neve si komunë që të përballemi me nevojat e qytetarëve, të cilët për rreth dy muaj nuk kanë pasur mundësi të punojnë dhe rrjedhimisht shumica e tyre kanë nevojë të përkrahen në forma të ndryshme”, tha kryetari Begaj, me rastin e pranimit të donacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori