LAJMI I FUNDIT:

Malisheva ka vetëm tri raste aktive me COVID-19, por numri i të pickuarve nga rriqrat ka shkuar në 180

Malisheva ka vetëm tri raste aktive me COVID-19, por numri i të pickuarve nga rriqrat ka shkuar në 180

Për dy javë rresht në Malishevë nuk është shënuar asnjë rast i ri me coronavirus. Por në këtë komunë është rishfaqur problemi i rriqrave.

Kryetari Ragip Begaj tregon për RTV Dukagjinin se aktualisht janë vetëm tri raste aktive me COVID-19.


“Nga 76 të infektuar sa kanë qenë gjithsejtë, tani kanë mbetur vetëm tri raste aktive e që janë duke u shëruar. Falënderojmë donatorët që na kanë sjellë donacione.  E kemi përballuar dhe menaxhuar mirë situatën”, tha Begaj, përcjell Telegrafi.

Por Malisheve pos pandemisë së COVID-19 po përballet edhe me problemin e përvitshëm të rriqrave. Deri më tani janë shënuar mbi 100 raste të pickimit.

“Numri i thumbimeve sillet rreth 180. Nuk janë pak por për fat të mirë askush nuk është helmuar. Gjatë këtyre shtatë viteve nuk kemi pasur asnjë të infektuar. Deri më tani kemi bërë spërkatjen e gjashtë fshatrave dhe do të vazhdojmë edhe me fshatrat tjera”, deklaroi më tej Begaj.

Ndryshe Malisheva ka qenë ndër komunat e para në Kosovë të prekura nga pandemia e COVID-19 dhe vazhdon të jetë ndër komunat më të prekura për nga numri i përgjithshëm i të infektuarve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori