LAJMI I FUNDIT:

Maliqi për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Është moment pozitiv për të lëvizur përpara

Maliqi për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Është moment pozitiv për të lëvizur përpara

Analisti politik, Agon Maliqi ka komentuar zhvillimet e fundit në Ukrainë, dhe kërkesat që janë duke u bërë në Kosovë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Maliqi në një diskutim në #TelegrafiSpace në Twitter, ka thënë se tani është një moment pozitiv për të lëvizur drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.


Ai ka thënë se katër shtetet që janë anëtare të NATO-s e që nuk e kanë njohur Kosovën mund ta ndryshojnë qëndrimin nëse vepron SHBA, Gjermania e Franca.

“Presioni politik është mbi Serbinë, nuk mundet më të kërcënojë me Rusinë. Argumentet janë të forta në favor të Kosovës, kemi argumentin ligjor, kemi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është moment pozitiv, në rast se nuk ka përshkallëzim të luftës në Ukrainë, sepse ajo qe po përjetojmë është dramatike në nivel botëror”, ka potencuar ai.

Peci: Rruga e Kosovës drejt NATO-s shkon përmes Washingtonit
Lexo po ashtu Peci: Rruga e Kosovës drejt NATO-s shkon përmes Washingtonit

Në diskutim folës tjetër janë edhe ekspertët e sigurisë, Lulzim Peci dhe Florian Qehaja.

Diskutimin mund ta ndiqni KËTU/Telegrafi/