LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi konfiskon duhan në vlerë prej miliona eurosh

Mali i Zi konfiskon duhan në vlerë prej miliona eurosh

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh.

Vlera e cigareve të sekuestruara vlerësohet se është dhjetëra-milionë euro.


“Kjo kurrë nuk ka qenë punë shtetërore, por një mashtrim i madh që është bërë. Sot ne po e përfundojmë këtë proces. Procesi i transportit do të fillojë dhe do të marrë kohë disa ditë. Siç kemi premtuar, ne do të luftojmë të gjitha llojet e krimeve dhe mafian”, tha Abazoviq.

Abazoviq, ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ai i brendshëm, Filip Azhiq, ministri pa portofol, Zoran Millaniq dhe drejtori i Doganava, Rade Millosheviq, morën pjesë në këtë aksion.

Vendimet për të ndaluar magazinimin e duhanit në Portin e Tivarit ishin ndërmarr në qershor dhe dhjetor të vitit të kaluar nga Qeveria paraprake e Zdravko Krivokapiq, dhe pronarëve të cigareve iu ishte dhënë afat që t’i largojnë ato nga depotë në këtë port.

Pasi afati për eksportin e produkteve të duhanit skadoi para disa muajsh, Dogana e Malit të Zi urdhëroi autoritetet në portin e Tivarit që të konfiskojnë produktet e duhanit që gjendeshin në depo.

Abazoviq tha se qëllimi i këtij aksioni ishte që të krijohej një infrastrukturë ligjore, të shiteshin cigaret dhe të mbushej arka e shtetit nga tatimet.

“Shteti i Malit të Zi konfiskoi dhjetëra-milionë euro cigare pa akcizë – po ndalojmë kontrabandën e cigareve”, shkroi Abazoviq në një postim në Twitter pas aksionit. /REL/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori