LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi fillon hetimet për spiunazh ndaj 36 rusëve dhe 2 malazezëve

Mali i Zi fillon hetimet për spiunazh ndaj 36 rusëve dhe 2 malazezëve

Autoritetet në Mal të Zi kanë filluar hetimet ndaj disa personave nën akuzën për spiunim, ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit, raporton Sky News.

Më herët, e përditshmja Pobjeda ka raportuar se agjencitë e sigurisë në Mal të Zi kanë arrestuar gjashtë diplomatë rusë, 30 shtetas rusë me lejeqëndrim të përkohshëm dhe dy shtetas të Malit të Zi, nën dyshimin për spiunim, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i Zyrës së Kryeprokurorit në Mal të Zi, Vukas Radonjiq, ka thënë se policia ka kryer bastisje në disa apartamente për të kërkuar prova për spiunazh.

Në Podgoricë arrestohen disa persona, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret rus
Lexo po ashtu Në Podgoricë arrestohen disa persona, nën dyshimin se kanë punuar për Shërbimin Sekret rus

Radonjiq theksoi se pas bastisjeve do të “përcaktohet se kush do të akuzohet dhe arrestohet”, duke mos specifikuar se sa të dyshuar janë marrë në pyetje.

Mali i Zi është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu i është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë, madje ka dëbuar diplomatë rusë në të kaluarën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori