LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi e hesht Qeverinë e Kosovës (Video)

Mali i Zi e hesht Qeverinë e Kosovës (Video)

Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë kurrfarë shpjegimesh në lidhje me notën e protestës që pretendohet ta ketë marrë nga Mali i Zi. E, derisa Qeveria ka zgjedhur heshtjen, njohësit e çështjeve evropiane konsiderojnë së Mali i Zi mund të përdor edhe mjete tjera institucionale – përfshirë këtu policinë kufitare – nëse Institucionet shtetërore të Kosovës nuk ndërhyjnë në parandalimin e akteve të ngjashme me atë që e bënë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Qakorr.

Avni Mazreku thotë se vendosja e shenjave kufitare në atë pikë nga deputetët ishte veprim joracional që mund t’i dëmtojë marrëdhëniet Kosovë- Mal i Zi. Ai ka shtuar se veprimet e tilla dëmtojnë edhe institucionet vendore, pasi që çështjet kufitare u përkasin institucioneve e ambasadave të dy vendeve.


Mirëpo, krejt ndryshe është shprehur Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka thënë se reagimi i Malit të Zi është krejt i paarsyeshëm pasi që shenjat janë vendosur aty edhe ku është kufiri. Ai madje ka shtuar se kjo nuk do ndalojë veprimet e mëtutjeshme të ngjashme e që janë në mbrojtje të territorit të Kosovës. /Tribuna Channel/