LAJMI I FUNDIT:

Malazezi paguan të gjitha borxhet e pashlyera të bashkëqytetarëve të tij në dyqanin vendas

Malazezi paguan të gjitha borxhet e pashlyera të bashkëqytetarëve të tij në dyqanin vendas

Më dërgoni shumën, pa emrat e borxhlinjve, të cilët kanë qenë në borxh me dyqanin tuaj për një kohë të gjatë për të paguar borxhet e tyre.

Ky ishte mesazhi që një dyqan i vogël lokal në qytetin port të Malit të Zi në Bar mori këto ditë, shkruajnë mediat vendase, përcjell Telegrafi.


Sipas portalit lokal Jedro, një donator anonim që jeton jashtë vendosi që të gjitha borxhet e papaguara në dyqanin “Cobra”, duke paguar borxhet ndaj njerëzve të të gjitha besimeve dhe kombeve që ishin në fletoren e borxhit të pronarit të dyqanit.

Dhe më vonë, siç shkruajnë mediat atje, u sqarua se donatori anonim donte të bënte të lumtur ish-bashkëqytetarët e tij gjatë Ramazanit, muaji më i rëndësishëm në Islam.

Ndryshe, raportojnë mediat, anëtarët e të tre feve dominuese në këtë zonë kanë jetuar në Bar për shekuj me radhë.

Sipas regjistrimit të fundit nga 2011, rreth 60 për qind e banorëve të qytetit e identifikojnë veten si Ortodoks, rreth 30 për qind janë anëtarë të Islamit, ndërsa afër tetë për qind janë Katolikë. /Telegrafi/