LAJMI I FUNDIT:

Makraduli: Rasti me minierën Kazandoll të mos politizohet

Makraduli: Rasti me minierën Kazandoll të mos politizohet

Pasi qeveria vendosi që të ndërprejë marrëveshjen me koncesionerin për ndërtimin e minierës Kazandoll, zv.ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli ka deklaruar se ky rast nuk dëshiron të politizohet, pasi sipas tij, porositë janë të qarta.

“Mosrespektimi i procedurës është i qartë. Në Komisionin për sisteme ekonomike të premten kaloi vendimi për heqjen e koncesionit dhe mbetet Qeveria të marrë vendim. Kuptohet ne vlerësojmë dhe jemi thellë të bindur se procedurat janë respektuar, obligimet në pajtim me ligjin nuk u miratuan. Për këtë arsye edhe sjellim vendim të tillë. Besoj se nuk do të hyjnë në një variant të politizohet tërë rasti, por në pajtim me ligjet të veprohet edhe më tej”, tha Makraduli, përcjell Telegrafi Maqedoni.


I pyetur si e komenton paralajmërimin e pronarëve të Kazandollit se do të kërkojnë 380 milionë euro si dëmshpërblim, Makraduli thotë se mund të kërkojnë sa të duan, siç tha ajo veçmë është punë tjetër.

“Qeveria ka për obligim të kontrollojë nëse është respektuar marrëveshja. Marrëveshja nuk është respektuar, nuk janë përmbushur obligimet dhe në bazë të marrëveshjes Komisioni për sistem ekonomik i propozoi Qeverisë ta marrë koncesionin”, tha Makraduli.

Ai më tej shtoi se tani rreth rastit me minierën Ilovica ka një heshtje, ndërsa vlerëson se është e qartë edhe porosia e cila u mor nga qytetarët në rajonin juglindor./Telegrafi/