Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet parlamentare, të 6 tetorit, nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.
Mirëpo, ky koalicioni po beson që ka arritur të kalojë pragun zgjedhor pas rinumërimit që iu është bërë disa vendvotime, e që kanë pasur probleme me formular e probleme tjera kryesisht teknike.
Sekretari i Përgjithshëm Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Telegrafin se pas rinumërimit të votave kanë informacione se koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritur të kalojë pragun zgjedhor.
“Kemi informacione të besueshme që është kaluar pragu, janë gjetur një sasi e madhe e votave të cilat në një farë forme na u kanë tjetërsuar neve, janë qindra vota. Andaj pragu është kaluar”, pohoi Makolli.
Ai tha se deri tani nuk kanë pasur ndonjë ofertë për bashkëqeverisje, dhe se më shumë kanë qenë të fokusuar te rinumërimi i votave. Megjithatë ai shtoi se mirëpresin deklaratat e LDK-së, ku kanë pohuar se AKR duhet të jetë pjesë e parlamentit.
“Edhe ne besojmë se do të jemi pjesë e parlamentit”, tha ai
Po ashtu, edhe nga NISMA Socialdemokrate kanë pohuar se pragu zgjedhor është kaluar dhe se për këtë po e presin konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Fazli Hoxha, anëtar i kryesisë së NISMË-s ka, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka pohuar se pas rinumërimit të votave koalicioni i tyre ka siguruar votat e mjaftueshme për të hyrë në parlament.
“Sa i përket pragut zgjedhor NISMA Socialdemokrate me partnerët e saj AKR dhe PD do ta kalojë atë, duke u bazuar në faktet që po dalin se ka pasur manipulim me vota, ku subjekti ynë është dëmtuar në masë të madhe. Tash po shihet se pragu nuk është problem. Sipas informatave që kemi NISMA e ka kaluar pragun, por kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht nga KQZ-ja, me rastin e shpalljes së rezultateve përfundimtare. Ne si NISMË Socialdemokrate përshëndesim çdo deklaratë që vije nga zyrtarët e LDK-së, të cilët NISMËN e shohin si partnere për qeverinë e ardhshme”, është shprehur Hoxha për Telegrafin.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Vetëvendosje me 25.50 %, pas saj radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 %, kurse Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25%. Ndërsa koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11.57 për qind, kurse koalicioni NISMA-AKR ende nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi