LAJMI I FUNDIT:

Makinës pickup nga Nissan iu vendos motori me 1,000 kuaj fuqi nga GT-R

Makinës pickup nga Nissan iu vendos motori me 1,000 kuaj fuqi nga GT-R

Kur një pickup që shfrytëzohet për bartje mallrash, arrin këtë fuqi marramendëse dhe sërish është legal për rrugë

Ndryshimi i motorëve në makinat Nissan, nuk është asgjë e re pasi edhe në kaluarën ka pasur modifikime të shumta, transmeton Telegrafi.


Ka raste, kur motorët nga ky prodhues japonez, janë vendosur në makina tjera siç është rasti në një Toyota 86.

SB Motosport nga Britania e Madhe, që edhe më herët ka bërë modifikime të makinave nga Nissan, këtë herë e ka pasur shënjestër një pickup.

Duke shfrytëzuar kohën e lirë në karantinë, si pasojë e pandemisë, ata kanë punuar në një Nissan Navara, që është modeli më i afërt me Nissan Frontier.

Brenda kësaj makine, është vendosur motori i GT-R me 1,000 kuaj fuqi, duke e kthyer në një pickup, shumë të fuqishëm.

Gjithë ky ndryshim që pësoi makina pickup, është bërë që të mbetet sërish legale për rrugë, ndërsa është e aftë të kryej shërbimin për të cilin është destinuar. /Telegrafi/