LAJMI I FUNDIT:

Makinat më të shtrenjta në botë mund të merren me qira – por sa është kësti mujor?

Makinat më të shtrenjta në botë mund të merren me qira – por sa është kësti mujor?

Koeingsegg Ccxr Trevita është fjalë për fjalë një ‘specie’ e mbrojtur me vetëm dy ekzemplarë të gjallë. Njëri ofrohej me qira.

Luxury Lease Partners ofron një numër makinash ekzotike, duke përfshirë një kopje të Koenigsegg.


Ai ofroi ta merrte me qira për 24,000 dollarë në muaj, me një paradhënie 650,000 dollarë dhe një kontratë 60-mujore.

Përkthyer, pesë vjet përdorimi i Koenigsegg do t’ju kushtojë 2.1 milion dollarë, plus koston e përdorimit.

Bëhet fjalë për një veturë të fuqizuar nga një motor 4.8 V8 me dy turbo me mbi 1000 kuaj fuqi.

Këto janë shuma të mëdha, por as afër atyre që nevojiten për Bugatti Chiron Sport.

Nëse nuk jeni nga ata me fat që rezervuan Chiron-in tuaj në kohë ose thjesht nuk dëshironi ta ngarkoni veten me pronësinë, mund ta merrni me qira.

Siç ka mësuar YouTuber DragTimes, qiraja mujore është 52,196 dollarë për tre vjet.

Ose më qartë, ju do të paguani çmimin e një Porsche Boxster të ri çdo muaj për të marrë me qira një Bugatti. Por ka një gjë të mirë, kostoja e mirëmbajtjes është përfshirë në çmim. /Telegrafi/