LAJMI I FUNDIT:

Makinat Skywater mund të nxerrin ujë të pijshëm nga ajri

Makinat Skywater mund të nxerrin ujë të pijshëm nga ajri

Një ekip me qendër në Kaliforni ka projektuar makinat Skywater që janë në gjendje të tërheqin ujë të freskët dhe të pijshëm direkt nga ajri. Makinat mund të prodhojnë deri në 300 litra ujë të pijshëm në disa raste.

Aleanca Skysour / Skywater është një ekip ekspertësh të qëndrueshmërisë nga Venediku i Kalifornisë dhe tani kanë fituar një çmim prej 1.5 milion dollarësh për këto makina.

Makinat vendosen në kuti të mëdha metalike. Këta gjeneratorë atmosferikë të ujit kondensojnë avujt e ujit nga atmosfera dhe e transformojnë atë në ujë të pijshëm.

Djegia e biokarburanteve ose energjia diellore mund të përdoret për të drejtuar këto makina. Varet nga modeli, por këto makina janë të përshtatshme për bujqësi, për përdorim shtëpiak dhe për lehtësim emergjence.

Mungesa e ujit të pijshëm po bëhet një problem i vërtetë në disa pjesë të botës. David Hertz, një anëtar i këtij ekipi, thotë se është i ngazëllyer për atë që këto makina mund të bëjnë për këto zona.

Ai përmend se në ajër ka më shumë komponentë se sa avujt e ujit që makinat mund të përdorin për të prodhuar volume të larta të ujit të pijshëm çdo ditë.

Vlerësimi i tij është se në atmosferë ka “37.5 milionë miliardë litra ujë” në çdo kohë. Ky është më shumë ujë i freskët se sa sasia në të gjithë lumenjtë në planetin tonë sipas Skysours. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
Kalo në kategori