LAJMI I FUNDIT:

Makinat elektrike, yjet e Paris Motor Show 2018 (Foto)

Makinat elektrike, yjet e Paris Motor Show 2018 (Foto)

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, një ndër panairet më të rëndësishme të automobilizmit në Evropë, i ka hapur dyer në Porte de Versailles të kryeqytetit francez

Që prej prezantimeve fillestare, është parë interesimi enorm për makinat elektrike, që po konsiderohen që tani, yjet e bienales së sivjetme të panairit të Parisit, transmeton Telegrafi.

Krahas këtyre EV me zero emetim gazrash, në Paris Motor Show 2018, janë prezantuar edhe shumë SUV me djegie të brendshme, për të cilat ka mjaft interesim.

Volkswagem, Audi, BMW dhe Mercedes, shfaqën modelet e tyre të fundit, ndërsa të pranishmit u mahnitën nga këta SUV që do të lëvizin me bateri.

Mercedes ka befasuar me versionin e zgjeruar të GLE, ndërsa BMW mahniti të gjithë me X-5 SUV.

Shumë njerëz janë mbledhur afër Bugatti Divo, për të parë nga afër, se si duket kjo bishë që kushton pesë milionë euro.

Vlen të theksohet, se në këtë edicion të Paris Motor Show, shumë prodhues të automjeteve nuk kanë marrë pjesë, për shkak se panairet po i konsiderojnë si të shtrenjta, ndërsa po zgjedhin mundësi tjera promovimi.

Deri të dielën që vjen, pritet që të shohim edhe shumë modele të reja, si dhe lajme të reja rreth automobilizmit. /Telegrafi/