LAJMI I FUNDIT:

Makina e parë elektrike turke, Erdogan: Arritje e madhe për Turqinë

Makina e parë elektrike turke, Erdogan: Arritje e madhe për Turqinë

Më 27 dhjetor, Turqia ka planifikuar të prezantojë prototipin e makinës së parë elektrike.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se dëshiron që ajo të prezantohet të premten, në Gebze, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.


Pas njoftimit, ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varnak, ka shpërndarë foton e makinës elektrike të mbuluar. Ai e përshkroi këtë zhvillim si një hap revolucionar për vendin dhe përpjekjet e tij për zhvillim.

“Prezantimi i kësaj makine të prodhuar këtu, përbën një arritje të rëndësishme për ne”, është shprehur ai. Prototipi është një SUV elektrik, një prej pesë modeleve të ndryshme që do të prodhohen falë kësaj nisme të përbashkët. Kjo sipas Varank, do ta bëjë Turqinë “ vendin e vetëm në rajon në gjendje për të prodhuar një makinë elektrike”. /Telegrafi/