LAJMI I FUNDIT:

Majko nuk pranon leksione patriotizmi – nga askush!

Majko nuk pranon leksione patriotizmi – nga askush!

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka dashur të sqarojë deklaratën e dhënë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku më herët u tha në media se ai ishte shprehur se “Partia ka më shumë rëndësi së Shqipëria”.

“Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste! Ky është komenti im në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Si rregull, nuk pranoj leksione patriotizmi nga askush. Sepse ai është akt dhe jo fjalë”, sqaron Majko.


I gjithë ky debat lindi pasi deputeti Ben Blushi deklaroi se për të mbi gjithçka është Shqipëria, pastaj partia.