LAJMI I FUNDIT:

Maiziere: Migrantët e shpëtuar në Mesdhe të kthehen në Afrikë

Maiziere: Migrantët e shpëtuar në Mesdhe të kthehen në Afrikë

Emigrantët e shpëtuar në Mesdhe duhet të kthehen mbrapsht në Afrikën e Veriut, përpara se kontigjenti i vlerësuar si refugjatë të akomodohet më pas në Evropë, vlerësoi sot ministri i Brendshëm gjerman gjatë një takimi me homologët evropianë në Luksemburg.

Ministrat evropianë kanë në fokus të bisedimeve marrëveshjet emigratore që BE-ja synon të arrijë në përfundime konkrete me shtetet afrikane, një nga prioritetet e politikës emigratore evropiane, që kur Mesdheu Qendror është kthyer në portën kryesore të hyrjes në mënyrë të paligjshme drejt Evropës.


“Kontigjenti i shpëtuar në Mesdhe duhet të transportohet në qendra strehemi të sigurta në Afrikën e Veriut”, u shpreh sot ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière.

“Atje, e drejta e tyre për mbrojtje dhe siguri do të jetë e monitoruar duke përcaktuar me një mekanizëm për zhvendosjen e tyre në Evropë me kuota të përgjithshme, të shpërndara në mënyrë të ekuilibruar midis vendeve evropiane”, vijoi ai për shtypin, në fillim të mbledhjes së qeverisë.