Pagri ka gjithësej 14 shtëpi. Katër banorë të tij, mes tyre dhe kryeplaku janë të dyshuar si të lidhur me tonelatat e drogës të zbuluara në këtë fshat, në ish-magazinat shtetërore.
Rusetm Mucelli, 61 vjeç dhe Eqerem Aliu, 60 vjeç, u arrestuan për shkak se së bashku me një person tjetër të shpallur në kërkim kishin marrë në përdorim magazinat ku u gjet droga.
Gati 12 tonë drogë u gjetën në këto ambjente dhe pronarët e tyre tashmë dyshohen për prodhim dhe shitje narkotikësh në bashkëpunim.
Pagri është një fshat kaq i vogël, sa aty nuk ka as dyqane e as lokale. Sinjali i celularit kap me vështirësi dhe vetëm një fshatar me makinën e tij kryen shërbime private urbane.
Por prej dy ditësh rutina në Pagri të Përmetit ka ndryshuar. Policia është kthyer prej dy ditësh në një mysafire të beftë. Nga magazinat vijohet të transportohet droga e sekuestruar, më e madhja e zbuluar në epokën e hashashit.
Banorët dhe të afërmit e të dyshuarve mohojnë që fshati i tyre të jetë përfshirë në këtë rast. Madje, sipas tyre, droga është strehuar në magazina nga persona të tjerë, të huaj për banorët.
“Ky fshat është shkretëtirë. Ku mbillet drogë këtu? Nuk kemi mbjellë një fije, nuk i përket fshatit. Le ta gjejë shteti e kujt është. E morën nga ku ta di unë dhe e sollën këtu”, thotë një grua.
Ndërsa bashkëshortja e njërit prej të arrestuarve është një prej dëshmitarëve që ka komunikuar me njerëzit që sipas saj pushtuan magazinën.
“Unë vetë shkoja merrja kashtën për bagëtitë, ata nuk më lejonin. Ca vinin, ca iknin, kujt t’i thoshim”, thotë Dafina Aliu.
“Ato depo janë mbushur natën. Vëllai im është kryeplak ditën dhe jo roje natën”, thotë Fatime Bregasi, motra e kryeplakut që ndodhet në arrest për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, përsa kohë nuk njoftoi autoritetet për çfarë po ndodhte në fshat.
“Ne dëgjonim zhurma, po nga ta dinim se çfarë po ndodhte. Nuk ia mbante njeriu të dilte”, thotë një banore tjetër.
Është e paimagjinueshme sesi në këtë fshat të thellë është fshehur një sasi kaq e madhe droge, pa dijeninë e banorëve, por edhe të forcave të sigurisë. Procesi i transportit të saj drejt Tiranës, ku pritet të ruhet e më pas të digjet, e vërteton këtë hipotezë.
Është pak e vështirë që brenda një kohe të shkurtër të transportohen tonelatat e drogës drejt pikave të sekuestrimit. Këtë gjë këto dy ditë e kanë bërë efektivët e policisë, ndërkohë që zyrtarët e policisë kanë kërkuar ndihmën e punëtorëve të thjeshtë për të ngarkuar kamionët me drogë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert