LAJMI I FUNDIT:

Macron iu bëri thirrje francezëve ta marrin vaksinën kundër COVID-19: Le t’i besojmë mjekëve tanë

Macron iu bëri thirrje francezëve ta marrin vaksinën kundër COVID-19: Le t’i besojmë mjekëve tanë

Vendet e Bashkimit Evropian kanë filluar me vaksinimet të dielën, disa ditë pasi Komisioni Evropian e miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Për të shënuar fillimin e vaksinimit në Francë dhe Evropë, presidenti francez, Emmanuel Macron, u kërkoi francezeve të besojnë në shkencë duke rënë dakord ta marrin vaksinën.


Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, një në tre njerëz në Francë mendon se vaksinat në përgjithësi janë të pasigurta, bazuar në hulumtimin e Wellcome Trust.

Italia dhe Spanja fillojnë me vaksinimet kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Italia dhe Spanja fillojnë me vaksinimet kundër coronavirusit

“Le t’i besojmë studiuesve dhe mjekëve tanë. Motivi dhe shkenca duhet të na drejtojnë neve”, u shpreh Macron në Twitter.

Tashmë disa vende të BE-së kanë njoftuar se i kanë filluar vaksinimet kundër coronavirusit. /Telegrafi/