LAJMI I FUNDIT:

Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojë dëshirën e madhe

Macron i dëshpëruar për Mbappen: Sot do t’i lutet Perezit që t’ia plotësojë dëshirën e madhe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mbërriti në Paris. Atje ai do të bisedojë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe tema kryesore është Kylian Mbappe.

L’Equipe pretendon se Macron do të përpiqet të bindë Perezin për ta lënë Mbappen të luajë në Lojërat Olimpike.

Domethënë, Macron dëshiron dëshpërimisht që 25-vjeçari të luajë për Francën në turneun e ardhshëm olimpik nga 24 korriku deri më 10 gusht. Macron do të bëjë gjithçka që Mbappe si kapiten të udhëheqë Francën në spektaklin olimpik, i vetëdijshëm se ai është ylli më i madh francez i momentit.


Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur
Lexo po ashtu Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

Mbappe do të transferohetnë Real Madrid këtë verë. Pas një bisede disa mujore, ai vendosi t’u japë fund thashethemeve, duke bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën me PSG-në. Mbappe iu bashkua PSG-së në vitin 2018 për 180 milionë euro nga Monaco.

Këtë gjë nuk ia doli as këtë vit, PSG u eliminua në gjysmëfinale nga Borussia Dortmund. Prej disa kohësh është i pakënaqur dhe dëshiron të largohet. Presidenti i klubit e mbajti atë dy vite më parë me një nga kontratat më të mëdha në historinë e futbollit.

Ai ka marrë një bonus prej 180 milionë eurosh vetëm për nënshkrimin e kontratës dhe 70 milionë shtesë në fund të çdo viti të kontratës, e cila është dashur të zgjasë për tre vjet. Por atij iu ofrua opsioni për t’u larguar falas pas dy sezonesh dhe ai vendosi të përfitonte nga ky opsion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Përditësohen shanset e garuesve për Topin e Artëv - Salah është favorit absolut

Ndërkombëtare
Kalo në kategori