LAJMI I FUNDIT:

Ma: Lufta tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës është në dëm të secilit

Ma: Lufta tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës është në dëm të secilit

Themeluesi i gjigantit të shitjes online Alibaba, Jack Ma, thotë se në rast nuk gjendet një zgjidhje lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kinës mund të dëmtojë secilin.

Ai në fjalimin e tij në forumin e Organizatës Botërore të Tregtisë që zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, tha se mosmarrëveshja tregtare mes dy vendeve mund të zgjasë 20 vite.


Sipas Ma, në rast se nuk gjendet një zgjidhje për këtë situatë secili mund të pësojë nga kjo luftë tregtare, përcjell Telegrafi.

“Tregtia është një mënyrë për të ndaluar luftën. Tregtia është një mënyrë për të ndërtuar besimin. Nuk është armë për të luftuar njëri-tjetrin”, deklaroi Jack Ma, duke shtuar se me përfundimin e tregtisë ndonjëherë fillojnë luftërat.

Dhe sipas tij bota e biznesit ka nevojë për tregti e jo për luftë. /Telegrafi/