LAJMI I FUNDIT:

Lybeniq i Pejës, pas 23 viteve ADN-ja tregon se dy martirë kanë identitet tjetër

Lybeniq i Pejës, pas 23 viteve ADN-ja tregon se dy martirë kanë identitet tjetër

Mbi 23 vjet familjet e dy martirëve në Lybeniq të Pejës kanë vizituar varret në të cilat ishin varrosur gabimisht eshtrat e dikujt tjetër.

Në varret e Bajram Alimehajt dhe Selim Aliçkaj, në fakt ishin eshtrat e Jashar Hamzajt dhe Muharrem Bobit.


Djali i Muharremit për çdo përvjetor të masakrës së 1 prillit, kishte ardhur në varret e fshatit pa e ditur se eshtrat e babait janë nën këmbët e tij.

Xhevdet Hamzaj, djali i Jashar Hamzajt, ka thënë se “Është kthyer në 1999 memoria në atë kohë. Por, në tjetrën anë ka qenë edhe gëzim i madh për mua që janë gjetur eshtrat. E di të paktën ku e kam një ‘spirrë’ të ashtit të babës tash, ku e ka varrin, di ku me e sjellë një lule”.

Ky identifikim është bërë i mundur falë vullnetit të 12 familjeve, të cilat edhe pse i kishin identifikuar familjarët e tyre, prapë ֝kanë ofruar ADN-n për të identifikuar trupat.

Në Morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mesin e mbetjeve mortore të paidentifikuara, vazhdonin të ishin edhe mbetjet mortore të 11 personave, të cilët potencialisht ishin viktima të masakrës së 1 prillit në Lybeniq nga forcat serbe.

Pa u bërë krahasimet e ADN-së të gjitha familjeve në listën e të zhdukurve do të vazhdonin të ishin Jashar Hamzaj e Muharrem Bobi.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë se “Kur them potencialisht mund të ishin ndërlidhur me viktimat e Lybeniqit, kjo nënkuptonte se edhe eshtrat që i kishin në Morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në fakt ishin gjetur dhe zhvarrosur në varrezat masive qoftë në varrezat e qytetit të Pejës, qoftë këtu në Lybeniq ose në poligonin ushtarak në Batajnicë të Beogradit”.

Gara tregon se 12 familjet i kishin identifikuar trupat e familjarëve me metoda tradicionale, ngjarje në të cilat shumë herë kishte qenë prezentë përfaqësuesi i fshatit.

Nezirjah Murataj, përfaqësues i fshatit Lybeniq ka thënë se “Si shoqëri e pa-përvojë në këtë drejtim, pas luftës shumë familje të mërzitura, të rraskapitura të lodhura, ku e kanë gjetur një trup të vrarë (e kanë identifiku) në bazë të veshjeve”.

“Mirëpo gradualisht duke ardhur edhe ekipe ndërkombëtare edhe vendore (Instituti) ka shku duke u  bë hulumtimi përmes ADN-së për më e verifiku edhe kështu na doli se i kemi varrosur gabimisht”, tha ai.

Në Lybeniq gjatë kohës së luftës në maj 1998, dhe më 1 e 7 pril 1999, janë vrarë e masakruar mbi 100 persona, shumica civilë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori