LAJMI I FUNDIT:

LVV refuzon përfshirjen në dialog, nga shoqëria civile thonë se Kosova nuk duhet të ngutet në proces

LVV refuzon përfshirjen në dialog, nga shoqëria civile thonë se Kosova nuk duhet të ngutet në proces

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse e kryefjala e tij do të jetë njohja reciproke. Kështu thanë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, por njohësit e çështjeve politike po vlerësojnë se pjesë e këtij procesi do duhet të ishte edhe opozita.

Në takimin për dialog mes Kosovës dhe Serbisë në Washington në fokus të diskutimit do të jetë bashkëpunimi ekonomik, kështu u rikonfirmua edhe një herë nga Zyra e Kryeministrit, Avdullah Hoti, teksa u përmend përsëri synimi final, njohja reciproke.


“Në takimin e Uashingtonit në fokus të diskutimit do të jetë bashkëpunimi ekonomik. Mirëpo, siç e dini tashmë, është qëndrim i prerë i kryeministrit Hoti dhe i Qeverisë së Kosovës se asnjë temë tjetër nuk mund të zgjidhet pa njohjen e ndërsjellë.  Si në Uashington, ashtu edhe në Bruksel, në krye të delegacionit të Kosovës do të jetë kryeministri Hoti, të cilin do ta shoqërojnë ministra të resorëve përkatës të Qeverisë së Kosovës, si dhe anëtarë të stafit/këshilltarë të tij, thuhet në përgjigjen e Xhavit Beqirit.

Lëvizja Vetëvendosje po thonë se nuk do të jenë pjesë e dialogut sepse sipas tyre qeveria aktuale nuk ka legjitimitet brenda vendit e as politik të mirë jashtë tij.

“Në këto situata kur kemi një qeveri që nuk ka as legjitimitet së brendshmi e as politika të mirëfillta së jashtmi, është e pa menduar mirë që të bëhemi pjesë e dialogut që për fat të keq së fundmi po quhen negociata e jo dialog”, deklaroi Arbërie Nagavci.

Analisti, Rasim Alija vlerson se pjesë e këtij delegacioni për dialog do duhej të ishte edhe opozita.

“Idealja do të ishte nëse Kosova do të përfaqësohej në dialog me një platformë të përbashkët dhe në ekipin negociues të përfshihej edhe opozita”, deklaroi Rasim Alia.

Arbër Fetahu, nga Grupi Për Studime Juridike dhe Politike, thotë se Kosova duhet të mbështet tek strategjia për dialog, dhe të mos bie pre e rrethanave të tjera.

“Shpejtësia nuk duhet të jetë faktori kryesor i një marrëveshje. Kosova duhet ta përcaktojë strategjinë e saj drejt një marrëveshje që ka rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi Arbër Fetahu.

Marrëveshjet e fundit të arritura me përkrahjen amerikane, ishte marrëveshja ajrore, për hekurudhat dhe për autoudhët. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori