LAJMI I FUNDIT:

LVV propozon rezolutë në Kuvend për menaxhimin e COVID-19

LVV propozon rezolutë në Kuvend për menaxhimin e COVID-19

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka propozuar një rezolutë në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Dokumentin e kësaj rezolute e ka postuar përmes rrjetit social në Facebook, deputetja e LVV-së Fatmire Mulhaxha Kollçaku.


Në këtë rezolutë kërkohen të miratohen nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, katër pika të cilat janë:

  1. Të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar “Projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”.
  2. Për pacientët, të infektuarit me simptoma të lehta, të dyshuarit për infeksion dhe familjarët e tyre gjatë periudhës së vetizolimit, institucionet shtetërore të marrin përsipër mbrojtjen dhe kompensimin e nevojave të tyre elementare – shëndetësore dhe sociale.
  3. Të merren masat urgjente për trajnimin, edukimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e personelit shëndetësor, përfshirë rekrutimin e stafit shtesë në të gjitha nivelet në raport me rekomandimet nga IKSHP, OBSh dhe ECDC.
  4. Të gjitha institucionet të marrin të gjitha masat për informim korrekt dhe në kohë reale mbi të vërtetën e gjendjes aktuale epidemiologjike – për seriozitetin dhe pasojat e pandemisë. /Telegrafi/