LAJMI I FUNDIT:

LVV: Nuk ka pasur diskutime për shpërndarjen e Kuvendit me PDK-në, deklarata e Çitakut është e pavërtetë

LVV: Nuk ka pasur diskutime për shpërndarjen e Kuvendit me PDK-në, deklarata e Çitakut është e pavërtetë

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratave të sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku e cila tha se kryetari i këtij subjekti ka diskutuar me LVV-në për shpërndarjen e Kuvendit.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se janë të pavërteta këto deklarime.


Ai madje ka thënë se të vetmet veprime për këtë temë nga opozita kanë mbetur deklarimet jashtë rendit të ditës në Kuvend.

“Deklarata në fjalë është e pavërtetë. Të vetmet veprime për këtë temë nga opozita kanë mbetur deklarimet e tyre jashtë rendit të ditës në Kuvend. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje atë që e mendon edhe e thotë, si në publik si në çdo takim”, ka thënë Manxhuka.

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së
Lexo po ashtu Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Ndryshe edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë për Telegrafin se nuk ka pasur diskutime për shpërndarjen e Kuvendit mes LVV-së dhe PDK-së.

“Nuk e di me kënd ka pasur kontakt nga LVV, Memli Krasniqi, por mund të them që në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar, në Kuvend nuk ka pasur asnjë bisedë me të për shpërndarje të Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.

Çitaku ka deklaruar se kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi ka pasur biseda me Lëvizjen Vetëvendosje dhe subjektet e tjera, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Por, Çitaku u shpreh se  “fatkeqësisht edhe në këtë pikë, sikurse edhe në shumë çështje të tjera, Lëvizja Vetëvendosje diçka tjetër thotë publikisht, e diçka tjetër mendon dhe beson”. /Telegrafi/