LAJMI I FUNDIT:

LVV-ja lëshon seancën e Kuvendit për kontratat njëburimore: Nuk jemi këtu për të na sharë e ofenduar

LVV-ja lëshon seancën e Kuvendit për kontratat njëburimore: Nuk jemi këtu për të na sharë e ofenduar

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka lëshuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës “për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk ka kuptim që të vazhdohet derisa vetë deputetja që e ka nënshkruar ftesën për thirrjen e seancës, Hykmete Bajrami, “na shajti me ‘hajna, shpifësa e të korruptuar’”.


“Edhe sikur kjo seancë të kishte ndonjë kuptim, tashmë e humbi krejt sepse prej fillimi kur e kanë bërë kërkesën e deri te debati, fyerjet e ofendimet, prej foltores deputetja që e ka nënshkru ftesën për këtë seancë, na shajti me ‘hajna, shpifësa e të korruptuar’.

Nëse jemi sipas deklarimit të saj, e dinë vendin ku e kanë me i dërgu faktet për hajni. Këtu kur po paraqiten faktet nuk po iu pëlqejnë. S’po duan të ballafaqohen me fakte e ne se kush po shahet e kush po fyhet më shumë nuk jemi. Prandaj, deklaroj se ne e lëshojmë këtë seancë dhe nuk kemi asnjë arsye me vazhdu”, u shpreh Kusari-Lila. /Telegrafi/