LAJMI I FUNDIT:

​LVV hap fushatën në Podujevë: Nuk do të ketë më punësime me librezë partie apo mbiemër farefisi

​LVV hap fushatën në Podujevë: Nuk do të ketë më punësime me librezë partie apo mbiemër farefisi

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë po premton se gjatë udhëheqjes së tyre nuk do të ketë më punësime partiake, me librezë apo mbiemër farefisi. Derisa kanë përmendur se për pesë vjet është prerë shiriti i spitalit, kanë thënë 90 mijë banorë të Besianës ende nuk kanë spital. Shumë po premtojnë edhe për rininë, fermerët, kulturën e sportit, duke ftuar llapjanët që të votojnë numrin 12.

Lëvizja Vetëvendosje të hënën në mëngjes ka hapur fushatën në Podujevë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës.

Kryetari i kësaj partie, Albin Kurti po zotohet se nuk do të ketë më në Podujevë vetëm prerje shiritash. Për këtë, ai tha se është ballëhapur për kandidatin për kryetar qe vjen nga partia me të cilën udhëheq. Kurti tha se angazhohen për një administratë të paanshme dhe të përgjegjshme, në mënyrë që trajtimi i barabartë, drejtësia institucionale të jetë karakteristikë normale e qeverisjes së ardhshme.

“As në administratën publike e as në arsim komunal e as në shëndetësi komunale nuk do të kemi punësime me librezë partie apo mbiemër të farefisit. Gjithashtu mbështesim fermerët me zhvillim bujqësor, sepse Llapi është një komunë me tokë bujqësore që sjell rendiment të mirë, mirëpo që subvencionet duhet të ndahen në mënyrë të drejtë dhe sërish të mos ndodhë qe dikush të privilegjohet e dikush tjetër të diskriminohet sipas përkatësisë partiake apo afërsisë farefisnore. Ju e dini që këtu në Podujevë ka që 5 vjet qe pritet shiriti i spitalit, por spitali nuk është askund. 90 mijë banorë nuk kanë spital të tyre, në rrugën e cila është me përplot lakesa e pengesa duhet të shkojnë në Prishtinë në spital banorët e kësaj ane të kësaj komune. Ne angazhohemi qe të mos ketë prerje të shiritash pa spital, por të ketë spital që është me qytetarët e jo për politikanët që prejnë shirita”, tha Kurti.

Kurti tha se do të angazhohen për zgjerimin e hapësirave të gjelbra, dhe investime në fushën e kulturës e sportit.

Kryetari i LVV-së u shpreh se numri i Podujevës më zgjedhjet e së dielës është numri 12.

“Keni pasur fatin që të keni zgjedhje te parakohshme, gati një vit më herët. Dhe ky shans, kjo e drejtë qytetare dhe demokratike duhet ushtruar, shfrytëzuar që të bëhen më në fund ndryshime edhe në Llap, që të arrijmë të dalim nga kriza e shumëfishtë jo vetëm shëndetësore por edhe socio-ekonomike. Janë tre kandidatë, ju e dini që kjo komunë quhet me tre emra, nganjëherë i thonë Llap, nganjëherë Podujevë, nganjëherë Besianë, por në këto zgjedhje ka vetëm një kryetar, e ai është profesor Shpejtim Bulliqi.

E, kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi tha se zgjedhjet në Llap do të fitohen nga ata që e duan kombin dhe atdheun. E sipas tij, fitorja e LVV-së do të jetë hapi i parë i ndryshimit për Besianën, meqë për një vit qytetarët do të kenë mundësinë të provojnë qeverisjen e tyre.

“Nëse ju pëlqen se si do të qeverisëm pas një viti do të na jepni votën sërish, e nëse nuk ju pëlqen qeverisja jonë pas një viti do të keni mundësinë ta ndryshoni. Kurrë nuk ka qenë kaq lehte dhe kaq mirë për votuesin. Unë e di se partitë e vjetra janë bërë bashkë për ato janë më pak se qytetarët të cilët e duanë ndryshimin. Nuk ka mbetur gjë te ato nuk ka as drejtues, as kuadro e as votues. Populli do drejtues dhe punë […]Rinia ka nevojë për një bibliotekë të mirë të qytetit, ambiente të përshtatshme dhe të qeta që të mund të studiojnë, e jo si kjo që kemi. Rinia ka nevojë për një kinema dhe një qendër kulturore multimediale. Sepse nuk mund të kalojnë kohën vetëm në kafe. Studentët kanë nevojë për bursa dhe për transport, sepse kushton dhe dikush nuk mund të përballojë transportin e përditshëm për ne Prishtinë”, u shpreh Bulliqi.

Veç tjerash, Bulliqi theksoi se ata që e kanë qeverisur deri më tani vetëm kanë prerë shirita, por nuk iu ka interesuar jeta e llapjanëve. Kandidati për kryetar i kësaj komune tha se shkollat në ketë vend kanë vetëm mure, por jo edhe laboratorë për lënde shkencore.

“Ne nuk do të hakmerremi, për ne nuk ka rëndësi nëse dikush e voton njërën parti, ne nuk do të largojmë askënd nga puna padrejtësisht, do te ndihmojmë të gjithë. Tash e tutje me fitoren tonë punësimet do të jenë të gjitha me konkurse dhe këto konkurse do të publikohen vazhdimisht. Unë vet në faqen time do t’i publikojë konkurset për punësimin ne komunë. Do të punësohen njerëzit me konkurse të përcaktuara me ligj. Kemi me u përpjek që t’i japim përparësi edhe për ata që vijnë nga familja të cilët nuk e kanë asnjë të punësuar apo që vijnë nga fshatrat të cilat nuk kanë mjaftueshëm përfaqësim. Mbi të gjitha unë si Shpejtim do të kem derën e hapur për çdo shqetësim, hall apo sugjerim dhe ide të reja”, u zotua Bulliqi.

Ndryshimi në Podujevë, Bulliqi u zotua se do të pasohet në gjithë Kosovën me zgjedhjen e Albin Kurtit, kryeministër.

Partitë politike sot nisin edhe zyrtarisht fushatën pesëditore par ta parin e Komunës së Podujevës.

Nexhmi Rudari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Fetahu i Partisë Demokratike të Kosovës janë në garë që të marrin mandatin afatshkurtër deri në zgjedhjet e ardhshme komunale 2021./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori