Lëvizja Vetëvendosje është optimiste që Kushtetuesja do të mundësojë Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Deputeti Adnan Rrustemi konsideron se është e pashembullt kohëzgjatja prej kur kjo gjykatë po merret me vlerësimin e kushtetueshmërisë së këtij ligji. Sipas tij, vonesat në shqyrtimin e projektligjeve kanë impakt të drejtpërdrejt në qeverisjen.
Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese nuk janë dhënë detaje se kur pritet vendimi, veçse thuhet se kjo lëndë është duke u shqyrtuar.
“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim dhe Informim të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë brenda dy muajve një projektligj, kështu thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
“Pritshmëritë ligjore janë që gjykata të trajtojë brenda dy muajve një projektligj, është e pashembullt dhe është impakt i drejtpërdrejt edhe në vet qeverisjen tonë vonesat në shqyrtimin e projektligjeve që po dërgohen në Gjykatë Kushtetuese. Opozita e ka shfrytëzuar këtë mekanizmin e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese të shumë prej reformave tona më të rëndësishme, në njërën anë për t’i vonuar ato, e në anën tjetër edhe të motivuar nga interesat personale.
Ata duan që të mbrojnë interesat e tyre në kuptimin e justifikimit të pasurisë së paligjshme, përmes pamundësimit të themelimit të kësaj byroje dhe të zbatimit të këtij ligji. Por ne jemi të bindur që themelimi i Byrosë dhe verifikimi i pasurisë dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nuk ka alternativë, pavarësisht vonesave që po krijon procedimi dhe trajtimi nga Gjykata Kushtetuese”, shton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi deklaron se janë adresuar tri rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se po presin që Kushtetuesja të mundësojë zbatimin e këtij ligji.
“Byroja për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë të Pajustifikueshme ka qenë një nga politikat më të rëndësishme të kësaj mazhorancë. Në kuptimin për t’i dhënë përgjigje një fenomeni që ka gërryer interesin publik dhe pasurinë publike, ku zyrtarët publik e kanë shfrytëzuar pozitën për të shtuar pasurinë e tyre në mënyrë të pajustifikueshme. Është për të ardhur keq që ky ligj për më shumë se një vit është miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe kemi tre opinione të Venecias që janë adresuar të gjitha rekomandimet dhe që po ua pamundësohet jetësimi i zbatimit të këtij ligji dhe themelimi i Byrosë. Ne po presim aktgjykimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetutës që sa më parë të fillojë zbatimi”, deklaron ai.
Edhe avokati Ardian Bajraktari konsideron se kohëve të fundit ka numër të madh të nismave legjislative, të cilat po adresohen në Gjykatë Kushtetuese.
“Ligji për Byronë ka më tepër se një vit që është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe dua të besoj që sa më parë që është e mundur ta jep verdiktin e saj, sepse është një kohë relativisht e gjatë. Sa i përket ligjit në përmbajtje, i njëjti mes dy leximeve në Kuvendin e Kosovës është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe, jashtëzakonisht intensive me prezencën edhe të ekspertëve. Udhërrëfyesi i asaj pune ka qenë opinioni i Komisionit të Venecias dhe dua të besoj që në masë të konsiderueshme janë inkorporuar të gjitha vërejtjet që ka pasur nga ana e Komisionit të Venecias.Besoj që verdikti i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në linjë me këtë, me ndonjë nuancë të vogël eventualisht që mund të vije prej Gjykatës Kushtetuese”, deklaron Bajraktari për kp.
Miratimi i këtij ligji mundëson krijimin e mekanizmit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Verifikimi i pasurisë do të bëhet për të gjithë ata zyrtarë që ekzistojnë dyshimet se kanë fituar pasurinë kundërligjshëm.
Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar në shkurt të vitit të kaluar, ku ka marrë përkrahjen e 66 deputetëve. Më pas, Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Kurti: Ali Lajçi, hyri në historinë politike të Kosovës në vitin ’81
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri