LAJMI I FUNDIT:

Lutfiu “ka lënë” rreth 20 mijë euro nëpër restorante në Shkup

Lutfiu “ka lënë” rreth 20 mijë euro nëpër restorante në Shkup

Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se jo vetëm në Ministrinë e Financave, por funksionarët e Maqedonisë në përgjithësi nuk bëjnë dallim midis parave shtetërore dhe atyre personale. Parat e buxhetit i përdorin edhe për nevojat e tyre jozyrtare.

Dokumentet të cilat i posedon SCOOP-i zbulojnë se ata në përgjithësi flenë në hotele luksoze, paguajnë VIP fluturimet më të shtrenjta, frekuentojnë në kafenetë elitare, hanë dreka dhe darka vetëm në restorante elitare dhe nga butikët e modës blejnë vetëm veshmbathje të brendit.


Dhe çdo gjë do të ishte në rregull në qoftë se e bënin atë me paratë e tyre, e jo me paratë e qytetarëve.

Gjatë hulumtimit është bërë një inspektim në kartelat zyrtare të funksionarëve të ministrive për 6 vitet e kaluara.

Sipas informatat e marra me anë të Ligjit për qasje të lire deri te informatat e karakterit publik, mbi 20 mijë euro nga kartela zyrtare ka harxhuar Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu gjatë mandatit të tij nga 5 prill e vitit 2016 deri më 1 qershor të vitit 2017.

Lutfiu ka qenë mysafir i rregullt në restorantet dhe kafenetë në Shkup, ndër të cilat “Fish”, “Furna”, “Meriot Distrikt”, “Aleksandija” , “Vodenica Mulino”, “Dukat” dhe “Stoun Brixh”.

Për hotelet në Kosovë, Gjermani, Austri dhe Greqi, Lutfiu ka harxhuar rreth 2.300 eurosh. /Scoop.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori