LAJMI I FUNDIT:

Lushaku-Sadriu për temat nacionale: Kurti është kundërthënës, LDK konsistente në qëndrimet e saj

Lushaku-Sadriu për temat nacionale: Kurti është kundërthënës, LDK konsistente në qëndrimet e saj

Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, njëherit anëtare e Kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, e ftuar në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën e qeverisjes.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ajo ka thënë se kryeministri është kontrovers, ndërsa sipas saj, LDK-ja është konsistente në qëndrime.


“Kryeministri nuk është aspak konsistent në deklaratat e tij. Është kontrovers. Shpeshherë në diskursin e tij kemi parë lëvizje në qëndrimet e tij, duke u munduar ta kamuflojë…Preokupimi i tij kryesor është si ta ‘shesë’ për qytetarët. Ai po brengoset dhe po e përdor diskursin për të qenë i pranueshëm për qytetarët”, është shprehur Lushaku-Sadriu.

Jehona Lushaku-Sadriu gjatë intervistës në “Përballje” // Foto: Ridvan Slivova

Duke e arsyetuar këtë, ajo ka thënë se LDK-ja e mbështetë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, pasi vetë e ka nënshkruar një marrëveshje të tillë por se kjo duhet të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Ndërsa, LDK-ja është konsistente në qëndrimet e saj për atë që ka thënë më herët kur ka qenë në pozitë. Edhe Asociacionin edhe temat e vështira që kanë qenë të papranueshme për LVV-në në opozitë, ne tani i mbështesim për aq sa i kemi nënshkruar dhe qëndrojmë prapa tyre duke i respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Sa i përket dialogut, Lushaku-Sadriu ka kritikuar ekzekutivin për mungesë transparencë, ikje nga përgjegjësia dhe moskoordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Ne si parti qëndrimet tona i kemi pasur shumë të qarta. Kemi ndërtuar disa parime të cilat kemi kërkuar që të respektohen nga Qeveria. Kemi kërkuar njohje reciproke me Serbinë, respektim të Kushtetutshmërisë së Kosovës dhe koordinim me aleatët. Kemi kërkuar që të na ofrohet një qasje e qartë nga kryeministri”, ka deklaruar ajo.

Jehona Lushaku-Sadriu gjatë intervistës në “Përballje” // Foto: Ridvan Slivova

“Përgjatë rrugëtimit kemi parë shumë ikje nga përgjegjësia, duke mos pasur transparencë as ndaj qytetarëve dhe nuk e kemi pasur shumë herë të qartë se çka është duke ndodhur brenda Qeverisë në relacion me partnerët ndërkombëtarë. Kemi parë që partnerët tanë janë të pakënaqur. Ka pasur deklarime zyrtare nga SHBA-ja që si asnjëherë më parë në histori, janë shprehur të pakënaqur me qëndrimet e Kosovës”.

Në fund, anëtarja e Kryesisë së LDK-së e ka quajtur të paaftë Qeverinë Kurti.

“Duke i marrë parasysh rrethanat, ne jemi vërtetë të pakënaqur me performancën e kësaj Qeverie, por besojmë se këta janë të paaftë. Mos t’i harrojmë zhvillimet në veri. Të gjitha dramat që kryeministri i ka krijuar në atë pjesë të vendit dhe pastaj është kthyer në pikën zero duke u pajtuar me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, por ka humbur shumëçka në ndërkohë”, ka përfunduar Lushaku-Sadriu.

Ajo ka folur edhe për diplomacinë e Kosovës dhe reformat në LDK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori