LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku para gjykatës merr përgjegjësinë e plotë se është i saktë numri i veteranëve në Drenicë

Lushtaku para gjykatës merr përgjegjësinë e plotë se është i saktë numri i veteranëve në Drenicë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku ka thënë se në zonën e tij numri i veteranëve është i saktë dhe se për këtë e merr përgjegjësinë e plotë.

Këtë qëndrim Lushtaku në cilësinë e dëshmitarit e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rigjykim për rastin e njohur si “Veteranët”, ku akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.


Gjatë dëshmisë, Lushtaku ka thënë se trupi gjykues nuk mund asnjëherë të verifikojë se kush ka qenë ushtar e kush jo.

“Mendoj që numri është i saktë dhe nuk ka asnjë rast që mendoj që duhet mu dyshu. Unë e thash edhe më herët e kisha marrë përgjegjësinë komplet. Kështu që me dëshirën ma t’madhe, po kjo s’varet prej meje, dmth që Nura të lirohet nga kjo pjesë e aktakuzës”, ka thënë Lushtaku,

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës ka thënë se aplikacionin për kategoritë e dala nga lufta është dashur ta nënshkruajë komandati i Zonës Operative dhe hierarkia, nga komandanti, bataljoni, brikada.

Lushtaku ka thënë se ai kishte bërë vetëm pjesërisht vlerësimin e aplikacioneve.

“Kemi fillu realisht, unë kam qenë në atë pjesë në burg, s’kom pas mundësi mi verifiku të gjithë, pjesërisht po”, tha ai.

Ai ka pohuar se në zonën e Drenicës kishte pasur edhe aplikacione nga persona nën moshën 18 vjeç.

Më pas, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Bujar Shala i cili po ashtu ka qëndruar pranë deklaratave të dhëna më parë në gjykatë dhe prokurori.

I njëjti duke u përgjigjur në pyetjet e të akuzuarit Nuredin Lushtaku se a ka pasur vendim se ai është emëruar anëtar i Komisionit, fillimisht ka thënë se “sa e di unë ni autorizim ka qenë”, e më pas ka thënë se nuk është i sigurt dhe se kjo nuk i kujtohet.

Pas kësaj, i akuzuari Lushtaku ka reaguar duke thënë se nuk është e vërtetë që kjo nuk i kujtohet.

“Sa është me kujtes kjo. Ti je kanë zyrtar që është dasht mi majt ato letra zotni. Nëse s’të kujtohet ty atëherë i kam unë pra procesverbalet dhe të gjitha nëse si ki ti edhe i sheh. Nuk osht e vërtetë që si kujtohet”, tha i akuzuari Nuredin Lushtaku.

Tutje, dëshmitari Shala ka sqaruar se këshillat ligjore i kanë marrë nga Zyra Ligjore e Kryeministrit.

Ai ka thënë, se zinxhiri komandues që kanë marrë pjesë në verifikimin e aplikacioneve në të gjitha zonat  ka qenë me pagesë, pra kanë pasur mëditje nga Zyra e Kryeministrit.

I njëjti ka thënë se ai s’ka qenë i autorizuar që të bëjë audio-incizimet e mbledhjeve të komisionit, por që këtë e kishte bërë për vete në mënyrë që mos të ketë vërejtje në procesverbale.

Dëshmitari Shala tha se ai nuk di asnjë rast që Komisioni Qeveritar ka shqyrtuar ndonjë aplikacion dhe se këtë përgjegjësi sipas tij e ka pasur zingjiri komandues.

Ai ka shtuar se në secilin aplikacion ka qenë paragrafi ku është sqaruar se nëse jepen të dhënat e rrejshme do të ndiqet sipas ligjit dhe se përgjegjësia bie direkt mbi aplikantin.

Sipas tij, kanë qenë afërsisht 22 mijë ankesa por që nuk e di se sa prej tyre janë aprovuar.

Dëshmitari Hysni Gucati nuk ka prezantuar në seancë pasi ka disa kufizime nga Gjykata Speciale si i liruar me kusht nga burgu.

Deklaratat e dëshmitarëve  të dhëna më 23 dhe 24 dhjetor 2019 Hysni Gucati dhe Spiro Butka u konsideruan të lexuara me aprovim të trupit gjykues dhe pa kundërshtim të palëve në procedurë.

Po ashtu, edhe deklaratat e dëshmitarëve Halim Qadraku, Metush Kryeziu, Vesel Maliqaj, Fazli Rugova, Hysen Berisha, Ramush Haradinaj, dhe një zyrtari policor u konsideruan të lexuara.

Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Agim Çeku, avokati Ramë Gashi, ka qëndruar në tërësi pranë parashtresës së 2 gushtit 2023 ku kishte propozuar dëgjimin e mbi 2000 dëshmitarëve.

Lidhur me këtë, prokurori special Milot Krasniqi ka propozuar që me qëllim të lehtësimit të punës së gjykatës pasi që kanë të bëjnë me një numër shumë të madh të dëshmitarëve, fillimisht të dëgjohen vetëm disa nga këta persona që janë identifikuar sipas modelit të mostrës 10 apo 15 eventualisht.

“Nëse të njëjtit i sqarojnë rrethanat për të cilat do të dëshmojnë nuk do të ishte pastaj e nevojshme që të dëgjohen të gjithë për rrethanat e njëjta”, ka thënë prokurori Krasniqi.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Nuredin Lushtaku, avokati Tahir Rrecaj ka thënë se barra e të provuarit se i akuzuari ka kryer veprën penale i përket gjithnjë Prokurorisë, ndërsa i akuzuari nuk është i detyruar të vërtetojë pafajësinë e tij.

“Më habit fakti që prokuroria në rigjykim e shfaq një qëndrim që barrën riprovuarit ia len vetëm gjykatës”, tha Rrecaj, raporton Betimiperdrejtesi.

Të akuzuarit Shkumbin Demalijaj, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj me mbrojtësit e tyre janë pajtuar me propozimin e avokatit për dëgjimin e dëshmitarëve.

Avokati Artan Çerkini ka thënë nganjëherë varësisht nga rrjedha e procedurës duhet të vlerësohet nëse ka nevojë për dëshmitarë shtesë ose jo.

Kurse, mbrojtësja e të akuzuarit Fadil Shurdhaj, avokatja Elsa Musa dhe mbrojtësi i të akuzuarit Sadik Halitjaha, avokati Eset Berisha ia kanë lënë në diskrecion gjykatës.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Xhavit Jashari, avokati Afrim Salihu ka thënë se për të nuk ka asnjë rëndësi dëgjimi i këtyre dëshmitarëve, duke i propozuar gjykatës që të vazhdohet tutje. Ndërsa i mbrojturi i tij Jashari tha se nuk ndanë të njëjtin mendim me avokatin e tij duke mbështetur propozimin e avokatit Gashi.

Kurse, trupi gjykues ka aprovuar pjesërisht propozimin e avokatit Gashi, ashtu që në cilësi të dëshmitarëve do të ftohen Jahir Demaku, Jetullah Geci, Vllaznim Kryeziu, Gzim Hazrolli, Daut Haradinaj, Malis Nrecaj, Hysni Ahmeti, Enver Uruqi, Idriz Shabani, Arif Muqolli, Mehmet Ballashi, Ilmi Ramusholli, Selman Neziri, dhe Milaim Limani.

“Këta janë të zinxhirit  komandues të komandant brigadave të cilat i ka listuar Prokuroria Speciale dhe ne kemi shkuar nga ajo 2 për secilën zonë”, ka thënë gjykatësi Bahtiri.

Po ashtu, gjykatësi Bahtiri bëri të ditur se sipas rekomandimit të Gjykatës së Apelit edhe personat të cilët konsiderohen të mitur në atë kohë, do të ftohen nga dy për secilën zonë, dhe atë: Nexhat Grabovci, Afrim Buzolli, Blerim Vllasaliu, Shqipe Mehmeti, Arsim Shabani, Bashkim Nishori, Fidan Thaqi, Ardian Veliqi, Sebastian Berisha, Vllaznim Gashi, Jeton Gashi, Fadil Azemi, Bekim Uka dhe Bashkim Shasivari.

Pra, sipas gjykatësit Bahtiri do të ftohen 28 persona në cilësi të dëshmitarëve, ashtu që varësisht nga rrethanat do të vlerësohet nëse do të jetë e nevojshme edhe ndonjë dëshmitar tjetër.

Meqenëse, nuk kishte dëshmitar të tjerë, seanca e sotme është ndërprerë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.

Sipas aktakuzës, që është dorëzuar në gjykatë më 7 dhjetor 2018, pretendohet se buxheti i Republikës së Kosovës ishte dëmtuar në shumë prej 88.769.217.04 euro duke paguar veteranët që nuk kanë plotësuar kriteret ligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori