LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku: Ne nuk i kemi numrat, por këtë qeveri duhet t’a rrezojë vetëm populli

Lushtaku: Ne nuk i kemi numrat, por këtë qeveri duhet t’a rrezojë vetëm populli

Deputeti Mërgim Lushtaku ka thënë PDK nuk u frikësohen zgjedhjeve të reja parlamentare në vend.

“Në çdo parti politike, sidomos këto që jemi në Parlamentin e Kosovës, sigurisht që duhet të ketë gjithmonë përgatitje që do të ketë zgjedhje sepse për një politikanë të mirëfilltë besoj që çdo ditë është fushatë”, ka thënë Lushtaku në “Debat Plus”.

Lushtaku ka thënë se qeverinë do ta rrëzojë populli sepse sipas tij populli “nuk e ha” më propagandën.


“Ne numrat nuk i kemi në parlament të Kosovës. Këtë qeveri duhet t’a rrezojë vetëm populli. Kjo qeveri nuk ka asgjë tjetër pos propagandës, demagogji dhe me këtë qeveri nuk mund të ecim përpara si shtet dhe si Kosovë”, ka shtuar ai.

Edhe deputetja tjetër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu si jo rrallëherë ka kritikuar Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti por kësaj radhe, kritikën e nisi për videon e publikuar nga partia e tij së fundmi.

Musliu ka deklaruar se videoja e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje do duhet të ishte një video që tregonte punën më shumë se dy vjeçare të Qeverisë Kurti.

Të njëjtën, Musliu e cilësoi si “të panevojshme”.

“Gjendja në të cilën gjendet vendi ynë, më së paku ka nevojë për video të tilla por nuk jemi rastësisht këtu ku jemi sepse nga ky Kryeministër dhe nga kjo qeveri pritet gjithçka. Kjo qeveri si në opozitë si në pushtet, ABC-në e punës së tyre e kanë propagandën, linçimin e kundërshtarëve të vet, e kanë gënjeshtrën, mashtrimin dhe vet faktin se pas dy vite e gjysmë ta kemi videon ku kryeministri dhe qeveria paraqet projektet për punën dy vjeçare të bërë, ai edhe këtë rast merret me propagandë…nuk presim diçka tjetër nga ky demagogë i klasit të parë  dhe llojit të veçantë”, ka deklaruar ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori