LAJMI I FUNDIT:

LUNDROJMË BASHKË

LUNDROJMË BASHKË

Poezi nga: Carmen Conde
Përktheu: Maksim Rakipaj

Xhveshur me lakuriqësinë tënde ngjitur.
Gjinjtë e mi si akull i sapo skalitur,
mbi ujët e rrafshët të gjoksit tënd.


Dhe ti, mbi lakuriqësinë time pluskon.
Ngre krahët e fluturimin tënd mbështes.
Mund të zbulosh edhe ëndrrën time,
sepse qielli mbi ballin tim do të pushojë.

Lumejtë e tu që rrjedhin, lumejtë e mi do të jenë.
Bashkë do të lundrojmë, mbi mua je si velë,
kështu ndër dete të panjohur do të të shpie.

Ç’magjepsje e hatashme gjeografie!
Sytë e tu, zogj në pemën time,
mbi barin e trupit tim.