LAJMI I FUNDIT:

Lunacek bën thirrje për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Lunacek bën thirrje për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, gjatë një konference sot në Prishtinë ka bërë thirrje që të miratohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, si kusht i vënë nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Lunacek ka bërë thirrje që kjo çështje të përfundojë pasi sipas saj çdo qytetar ka të drejtë të lëviz lirshëm.


Ajo tha se ‘topin’ për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës e kanë deputetët e Kuvendit.

“Doja t’ju bëja thirrje secilit në Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojnë demarkimin me Malin e Zi”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu tha se nuk duhet humbur kohë në këtë drejtim pasi gjërat në Bashkimin Evropian mund të ndryshojnë.

“Iu bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrijnë 2/3 e votave sepse koha po ecën. Nëse e shikoni mënyrë se si BE po ecën, me qindra veta vijnë nga vendet ku ka luftë në Lindjen e Mesme dhe kemi shumë parti që nuk dëshirojnë migrues dhe refugjatë. Kjo është atmosferë që në të ardhmen mund të ketë ndikim për Kosovën. Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori