Reperi i njohur shqiptar, Lumi B ka paralajmëruar një këngë të re.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka sjellur një pjesë të shkurtër të klipit të ri ku shfaqet edhe dy reperë e tjetër, Getoar Selimi dhe Ledri Vula.


Lumi B gjithashtu ka zbuluar detaje të tjera rreth projektit teksa njoftoi që pritet të publikohet të mërkurën, 22 mars.

Screenshot 3 40 Foto: Lumi B/Instagram

“Nesër (e mërkurë) një prej projekteve që më pëlqen, ‘Cili je ti”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e postimit.

Screenshot 1 74 Foto: Lumi B/Instagram

Ky projekt i reperit vjen pas bashkëpunimit me MC Kresha dhe Lyrical Son “Hustle për burek”.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij. /Telegrafi/