LAJMI I FUNDIT:

Lumezi takon ambasadorin zviceran, flasin për sistemin e drejtësisë

Lumezi takon ambasadorin zviceran, flasin për sistemin e drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim ambasadorin e ri të Zvicrës, Thomas Kolly, ndërsa u bisedua për bashkëpunimin me institutet zvicerane, veçmas në kryerjen e ekspertizave të ndryshme.

Në njoftim thuhet se pjesë e rëndësishme e diskutimeve në këtë takim ishte edhe vazhdimi i partneritetit në projektet e përbashkëta ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, me theks të veçantë ai kundër korrupsionit në Kosovë i njohur si SAEK-III, si dhe avancimi i bashkëpunimit ndër-institucional në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.


Po ashtu, të dy palët e kanë çmuar lartë nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Kryeprokurorit te Shtetit dhe Institutit te Bazelit, që ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të konfiskimit dhe rikthimit të aseteve të fituar me anë të veprave penale, i cili do t’i shërbejnë institucionit të Prokurorit të Shtetit në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ndërkaq, Ambasadori Kolly, ka shprehur mbështetjen e tij dhe vendit që përfaqëson për ta ndihmuar institucionin e Prokurorit të Shteti në fusha të ndryshme. /Telegrafi/