LAJMI I FUNDIT:

Lumezi për përgjimet: Prokurorët të analizojnë nëse ka elemente për ndjekje penale (Video)

Lumezi për përgjimet: Prokurorët të analizojnë nëse ka elemente për ndjekje penale (Video)

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini ka folur për  publikimin e përgjimeve nga Gazeta Insajderi, përmes së cilave dëshmohet ndikimi i politikës në secilin institucion të Kosovës, përfshirë edhe pushtetet e pavarura.

Lumezi tha se lidhur me këto përgjime është njoftuar vetëm përmes medieve dhe ende nuk ka marrë ndonjë shkresë zyrtare.

Më tej, kryeprokurori i shtetit deklaroi se do të analizohen në detaje përgjimet për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale.

“Me sa jam i njoftuar përgjimet janë bërë nga prokurorët kompetent më herët lidhur me një rast penal i cili u zhvillu dhe e sigurisht se kanë dalë nga aty”, tha Lumezi.

“Sa i përket ndjekjes penale, të gjitha këto informacione të cilat këto janë publiku kanë qenë në duar të prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim ligjor për me i nxjerr këto raportet e përgjimeve… ata do ta shikojnë nëse ka vend për me fillu ndjekje penale a jo…”, deklaroi Lumezi në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.

Por se a ka kaluar afati për ngritjen e ndonjë aktakuze, Lumezi tha “ Vet fakti që kanë dal pas pesë vjetëve të përgjimeve unë mendoj se duhet të shikohet detakisht se a ka nga këto përgjime ndonjë element të veprës penale, apo ndonjë bazë për të filluar prokurori mbledhjen e informacioneve lidhur me ekzistimin e ndonjë vepre penale…”

Ndryshe, Gazeta Online Insajderi ka siguruar mbi një mijë biseda telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit, të bëra gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2011. Ato janë nxjerrë me vendim të gjykatës.

Në trend Lajme

Më shumë
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Kalo në kategori