LAJMI I FUNDIT:

Lumezi pret rezultate konkrete në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale

Lumezi pret rezultate konkrete në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepra penale

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi,së bashku me shefen e Zyrës së BE- në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, kanë marrë pjesë në hapjen e punëtorisë për “Ligjin e ri mbi Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale” të organizuar në kuadër të projektit “Drejtësia 2020”.

Gjatë fjalës së tij në këtë punëtori, Kryeprokurori Lumezi ka theksuar rëndësinë që do ta ketë miratimi i këtij ligji, duke pritur kështu rezultate konkrete në konfiskimin e pasurisë së fituar nga veprimtaritë kriminale.


“Ligji mbi kompetencat e zgjeruara të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë, do të jetë në funksion të zgjidhjes së një pjese të vështirësive që ka pasur sistemi gjyqësor si dhe do të jetë në përputhje me direktivën e parlamentit evropian mbi ngrirjen dhe konfiskimin e mjeteve dhe të ardhurave nga krimi në bashkimin evropian. Falënderoj Zyrën e Projektit të BE-së për ndihmën e dhënë dhe përvojat e bartura nga shteti anglez te prokurorët tanë dhe në përgjithësi në sistemin gjyqësor të Kosovës. Besoj se bashkëpunimi ynë në të ardhmen do të jepe rezultate konkrete në konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme.”, ka thënë Lumezi.

Kryeprokurori Lumezi ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka shënuar një progres ndër vite, ku vetëm përgjatë pesë viteve të fundit janë sekuestruar nga mbi 150 milion euro pasuri. Mirëpo, sipas tij, deri me tash ka pasur një dispoporcion në mes të pasurisë së sekuestruar nga Prokuroria dhe asaj të konfiskuar me vendime gjyqësore nga ana e gjykatave, bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Sipas urdhrave të prokurorit të shtetit janë ndërmarrë masa dhe veprime te cilët kanë rezultuar me ngrirje apo sekuestrim të pasurisë mbi 156 milion euro në pesë vitet e fundit, ndërsa kemi pasur vetëm 3 milion e 200 mije euro pasuri të konfiskuar me vendim nga ana e gjykatave. Kjo tregon se deri më tani ka pasur një disproporcion serioz në mes të vlerës së aseteve të sekuestruara dhe vlerës së aseteve të konfiskuara me vendime përfundimtare”, ka thënë Lumezi.

I pari i prokurorisë ju ka bërë thirrje prokurorëve që të jenë më proaktiv dhe krahas hetimeve penale të kryejnë edhe hetime financiare për te identifikuar pasurinë e përfituar nga krimi.

“Të gjitha veprat penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit motiv kryesor kanë përfitimin financiar, prandaj prokurorët duhet të jenë më proaktiv dhe krahas hetimeve penale të kryejnë edhe hetimet financiare për te identifikuar pasurinë e përfituar nga krimi. Konfiskimi i dobisë pasurore të përfituar me vepër penale dhe kërkesa pasurore juridike e të dëmtuarit në procedurë penale janë të ndërlidhura në mes veti. Prandaj, gjykatat duhet të urdhërojnë konfiskimin e dobisë pasurore dhe nga ajo pasuri të kompensojnë kërkesën e të dëmtuarit në mënyrë që të mbrohen të drejtat e palës së dëmtuar”, ka thënë ndër të tjera Kryeprokurori Lumezi.

Sipas Kryeprokurorit, ligji i ri mbi Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, shënon një moment të ri për sistemin gjyqësor dhe që nga dita e hyrjes në fuqi të bëhen hapa konkret në zbatimin e këtij ligji, duke zbuluar, ndjekur dhe gjykuar të gjithë ata që kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe që pasurinë e tillë ta kthejnë te qytetarët e vendit tonë për ta rritur mirëqenien e tyre sociale.

Në fund, Lumezi ka deklaruar Prokurori i Shtetit është në fazat finale të hartimit të programeve trajnuese për prokurorë dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë që ky ligj të zbatohet me profesionalizëm, pasi që ligji mbi kompetencat e zgjeruara është një armë shumë e fuqishme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe mundëson që të goditen dhe dobësohet fuqia ekonomike e grupeve kriminale dhe të margjinalizohet roli i tyre ne shoqëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori