LAJMI I FUNDIT:

Lumezi kërkon që rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të trajtohen me seriozitet

Lumezi kërkon që rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar të trajtohen me seriozitet

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurioral, Bahri Hyseni, kanë vizituar Prokurorinë e Apelit dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ata janë takuar me kryeprokurorët Haxhi Dërguti dhe Imer Beka, si dhe prokurorët e këtyre institucioneve prokuroriale, me ç’rast është diskutuar për arritjet, sfidat dhe vështirësitë në fushën e sundimit të ligjit.


Në komunikatën për media thuhet se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, vuri theksin te lëndët që përfaqësohen në gjykata, për të cilat kërkoi që në kuadër të tyre të përfshihen intensivisht të gjitha propozimet dhe arsyetimet ligjore dhe profesionale, në mënyrë që roli i këtyre prokurorive të jetë në nivelin e duhur.

“Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka vlerësuar lart pritjet dhe diskutimet për rritjen e intensifikimit të bashkëpunimit, duke thënë se KPK-ja dhe ai personalisht do të jenë gjithnjë në mbështetje dhe shërbim të plotë për të plotësuar nevojat dhe objektivat e parashtruara nga Prokurori i Shtetit, duke theksuar se do të kërkojnë llogari dhe do të përcjellim për së afërmi punën e prokurorëve përmes komisioneve të përhershme tyre KPK-së”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera, temë diskutimi ishin edhe avancimi i formave të komunikimit dhe informimit të brendshëm për çështjet që ndërlidhen me hedhjen apo pushimin e hetimeve eventuale, futja e praktikave të mira në bashkërendimin e veprimeve ndërsektoriale dhe identifikimin e çështjeve esenciale për ngritjen e besimit të publikut në punën e Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu krerët e sistemit prokurorial dhe udhëheqësit e këtyre dy prokurorive janë pajtuar për vazhdimin e trajtimit me prioritet të lartë të rasteve të rasteve specifike, sidomos atyre të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të përcaktuara si kriter për liberalizmin e vizave.

“Po ashtu, Lumezi dhe Hyseni kanë diskutuar për intensifikimin e procedurave për sistemin e ri të disiplinimit të prokurorëve shërbime për ndërmjetësim dhe për përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të Kodit të etikës për sjelljen e prokurorëve, furnizimit me të dhëna të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Lëndëve (SMIL), si programi më i avancuar në rajon, i cili do të ndikojë në pasqyrimin dhe arritjen e rezultateve më të mira në sistemin prokurorial”, thuhet tutje.

Takimet e tilla të krerëve të sistemit prokurorial do të vazhdojnë edhe në prokuroritë e tjera të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori