LAJMI I FUNDIT:

Lum si ne!

Lum si ne!
Ilustrim

Tani që mbaroi Champions League dhe Europa League, besoj se do i hedhim një sy realitetit real në Shqipëri:

1. Nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë në bazë të Kushtetutës;


2. Nuk kemi kryer plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë dhe vënien e këtyre gjykatave në funksionim sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

3. Nuk kemi një Reformë zgjedhore e cila bën që qytetarët të zgjedhin ata që duan;

4. Nuk kemi një vullnet dhe plan veprimi për të luftuar korrupsionin;

5. SPAK nuk është finalizuar sipas Kushtetutës;

6. Nuk kemi ndërprerë numrin e lartë të azil kërkuesve;

7. Nuk është amenduar ligji për mediat sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

8. Nuk janë nisur procedurat kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale;

9. Nuk janë nisur hetimet për blerjen e votave;

10. Nuk ka një vijimësi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshi dhe proçedimin e përfundimin e proçedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar;

11. Nuk ka një progres të prekshëm në reformën administrative;

12. Nuk po zbatohet reforma elektorale dhe mungon një vendim përfundimtar për votimet e 30 Qershorit 2019;

13. .
14. .
15. .

16. Të dëmtuarit nga tërmeti akoma flenë në çadra;

17. Buxheti i shtetit vazhdon paguan PPP që nuk kanë filluar akoma;

18. Borxhi publik po shkon 100% e PBB;

19. Kauzat e drejta bëhen qesharake për shkak të njerëzve që flasin për to;

20. Politika dhe ambasadat nuk ndahen nga oligarkët. As kanë ndërmend. Përkundrazi

Lum si ne!