Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Greta Koçi ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor.

“Lum kush m’ka” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale që njëherësh është ‘remake’ e këngës së Gëzim Nikës.


Artistja e mirënjohur vjen mjaft atraktive edhe në klip, gjersa rrëmbeu vëmendje me dukjen tërheqëse.

Capture Greta Koci (Foto: YouTube)

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Edlir Begolli, ndërsa projekti është bërë në studion e saj “United Records”.

Videoklipi i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, “ Max Production”.

Ndonëse prej vitesh në skenë, Greta vazhdon të jetë emër shumë i dashur dhe shumë i kërkuar nga publiku. /Telegrafi/