Luljeta Selimi ka një dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake.
Si fëmijë kishte një dashuri të veçante për qentë.
Ndërsa tani ajo ka arritur t’i mbledh e të kujdeset për 18 të tillë. Luljeta Selimi ende e kujton ditën kur e ka birësuar qenin e parë.
Ajo ka thënë se qentë i janë bërë pjesë e pandashme e saj.
“I dua personalisht, por edhe fëmijët e mia i duan, por edhe nipat kanë dashuri ndaj këtyre qenve. Momentalisht kam 18 qenë të racave të ndryshme”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Luljeta Selimi.
Frodo, Kita, Alfa janë vetëm disa nga llojet e qenve të cilët e ndajnë shtëpinë e njëjtë me Luljetën.
Tash ajo kohën më të madhe iu kushton atyre.
“Ka mundësi që këtë vit do të shkojë me kultivimin e racave Akika amerikane dhe Rotfajller. Nga raca Akika kam disa qen, por dua ta provoj si po shkon edhe me racën Rotfajller”, tregon më tej Luljeta.
Dita e një qeni të saj, është e mbushur me aktivitete.
Duke filluar nga mëngjesi e deri në mbrëmje, ajo ka thënë se i mban vazhdimisht në lëvizje.
“Kur dalin në qytet nuk janë qen agresiv. Na ruajnë edhe shtëpinë. Janë qenë që punojnë kryesisht me komanda. Zakonisht në mbrëmje i nxjerrim për shëtitje. Vikendeve i çojmë në Badovc”, rrëfen më tej Luljeta Selimi.
Luljeta Selimi gjithashtu nuk la pa dhënë një mesazh për të gjithë.
“Kisha pas dëshirë çdokush të mbajë ndonjë qen. Nëse nuk ka mundësi të blejnë ndonjë, mund të marrin edhe ata nga rruga. Edhe shpëton një jetë edhe ndjen kënaqësi për veten, pasi bashkë me ta shëtitësh”, përfundon kultivuesja e qenve Luljeta Selimi./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel