LAJMI I FUNDIT:

Lulja nr. 1 për enterier modern: Nuk i nevojitet as dheu, pastron shtëpinë nga rrezatimet e aparateve dhe tymi i duhanit!

Lulja nr. 1 për enterier modern: Nuk i nevojitet as dheu, pastron shtëpinë nga rrezatimet e aparateve dhe tymi i duhanit!

Tillandsia është lule e pazakontë dhe ekzotike, mjaft e vlerësuar për dekorin

Lulet nuk është e thënë që të mbillen në dhé, ato do të rriten edhe pa të. Mund të kultivohen në enë të veçanta qelqi, në formë koni apo në lëvore druri me myshqe, transmeton Telegrafi.


Tillandsia është një lule tropikale, por ka fituar popullaritetin e saj kur rritet në ambiente të mbyllura. Është një bimë shumëvjeçare dhe zënë rrënjë në kushte të ndryshme klimatike.

Duhet vendosur në një vend ku ka shumë dritë. Mirëpo, ajo nuk e do drejtpërdrejt dritën e diellit, sepse fletët mund t’i digjen.

Varietetet me fletë ngjyrë argjendi përfundimisht janë më rezistuese ndaj diellit.

Kur të zgjidhni vendin në dritare në të cilën dëshironi ta vendosni tillandsinë ia vlen të udhëhiqeni nga dielli.

Vendet në dritare nga lindja dhe veriu janë më të përshtatshme. Temperatura e dimrit nuk do të duhej të binte nën 13 gradë dhe 14 gradë Celsius.

Tillandsia e përballon mirë tymin e duhanit dhe ndotjen tjetër të ajrit.

View this post on Instagram

A post shared by FLORA ORNALMENTAL (@floraornamental) on Aug 14, 2020 at 1:34am PDT

Nëse vendosni për ta kultivuar në dhé, ia vlen të vendosni dhe pjellor dhe humus, por edhe i përzier me myshk është njësoj i mirë.

Pastaj do të duhej të bëjmë shtresën e drenazhit në fund të saksisë. Kjo do ta mbrojë enën nga akumulimi i ujit.

Kjo lule kërkon ujitje të rregullt (çdo 2 – 3 ditë). Më së miri është të përdoret uji i shiut apo uji i butë, uji i pastër pa gëlqere.

Gjithashtu, lules sonë mund t’i shtojmë banjë me ujë një herë në javë, ndërsa ajo përbëhet nga zhytja në ujë disa orë. /Telegrafi/