LAJMI I FUNDIT:

Lulet e dhomës të cilat pastrojnë ajrin nga materiet toksike

Lulet e dhomës të cilat pastrojnë ajrin nga materiet toksike

Në shumë ambiente nuk është e mundshme të hapen dritaret, andaj qarkullimi i ajrit bëhet nëpërmjet aparateve klimatike për ç’shkak krijohet mikroklimë e veçantë e cila nuk është përherë e përshtatshme për shëndetin e njeriut

Njëri ndër ndotësit më të shpeshtë të ajrit është formaldehidi, i cili përdoret në më shumë se tri mijë produkte nga të cilat shumica gjenden nëpër banesa – druri i presuar, freskues ambienti, tym cigareje, perde, mjete kundër tijës, plastika, kozmetika, peshqirë letre etj., transmeton Telegrafi.


Qëndrimi i materieve toksike në ajër mund të shkaktojë probleme të ndryshme shëndetësore. Sipas të dhënave, së paku 30 për qind e ndërtesave të reja ose të rindërtuara shkaktojnë probleme shëndetësore si p.sh. irritimi i mukozës dhe i lëkurës, kollës dhe tharjes së fytit apo konjunktiviti kronik.

Zgjidhje e lirë

Qasja e thjeshtë dhe e lirë është fisnikërimi i ambientit me bimë dhome të cilat pastrojnë ajrin nga materiet toksike. Falë hulumtimit të cilin e ka bërë në vitet ’90 të shekullit të kaluar Agjencia NASA, është zbuluar që bimët e dhomës jo vetëm që pasurojnë ajrin me oksigjen, por e çlirojnë edhe nga materiet toksike siç janë formaldehidi, benzeni apo trikloretileni.

Hulumtimi i agjencisë NASA ka treguar që disa bimë të dhomës gjatë 24 orëve mund të eliminojnë edhe deri në 87 për qind të ndotësve të ajrit.

Lulet, siç janë filodrendona (lat. Philodendron) dhe klorifitumi (lat. Chlorophytum Comosum) janë shumë efikase në pastrimin e ajrit nga molekulat e formaldehidit. Derisa bima e dhomës – druri i jetës (lat. Dracaenafragrans) apo spatilifum (lat. Spathiphyllum) kanë eliminuar edhe deri në 80 për qind të benzenit nga ambientet e mbyllura.

Mirëpo, bimët pastrojnë në mënyrë cilësore ajrin, është rekomandimi i agjencisë që të vendosen së paku dy bimë në ambient të mbyllur.

Mirëmbahen lehtë dhe janë efikase

Spatifilum

Bimë tropikale e cila nuk ka kurrfarë kërkesash sa i përket dritës së diellit dhe ujit. Nëse harroni ta ujisni, nevojën për ujë do ta tregojnë nëpërmjet fletëve të cilat do të përkulen. Pastron ambientin nga benzeni, formaldehidi dhe absorbon mbushjen e dëmshme elektrike të ekranit.

Klorofitum

Prejardhjen e ka nga Afrika Jugore, është ideale për fillestarët, sepse përballon mirë ujitjen jo të rregullt. Edhe pse e do pozitën nga dielli, zhvillohet edhe në hije. Pastron ambientin nga ksileni, dyoksidi i karbonit dhe formaldehidet.

Druri i Dragoit

Njëra ndër më të njohurat e dracenave me siguri është Dracaena fragrans, e cila ndryshe njihet edhe si druri i jetës. Përballon mirë vendet e ndriçuara dobët, nuk i përshtatet temperatura më e ulët se 16 gradë, si edhe ujitja e shpeshtë gjatë muajve të dimrit. Pastron ambientin nga formaldehidet.

Kultivimi cilësor

Për çdo bimë është e nevojshme të gjendet masë e mirë e dritës dhe e ventilimit, sepse kjo do të ndikojë dukshëm në aftësinë e tyre të pastrimit të ajrit.

Mungesën e dritës lehtë do ta identifikojmë sipas degëve të zgjatura të cilat rriten në drejtim të burimit të dritës. Nga ana tjetër, nëse bima drejtpërdrejt u ekspozohet rrezeve të diellit është shumë e sigurt që do t’u dëmtohet pjesa e nëndheshme e bimës.

Kur është fjala për temperaturat e ajrit më së shumi u përshtatet deri në 21 gradë C, me kusht që bimët mund të përshtaten nëse temperatura është për ndonjë shkallë më e ulët nga optimalja.

Shumica e bimëve të dhomës ujiten me kujdes një deri në dy erë në javë me ujin e ndenjur, duke pasur parasysh që uji nga rrjeti i ujësjellësit zakonisht është tepër i fortë dhe i trajtuar me klor.

Gjithashtu, nuk është çdo ditë njësoj e përshtatshme për ujitje. Gjatë kohës së vrenjtur dhe me shi kur për shkak të reve dhe zvogëlimit të dritës nuk është e nevojshme t’i ujisim shumë, mirëpo nëse bima është e thatë dhe vyshkur patjetër duhet të ujitet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori