LAJMI I FUNDIT:

Lulet duhet t’i mbillni në mars: Përgatiteni kopshtin dhe ballkonin për rapsodi ngjyrash!

Lulet duhet t’i mbillni në mars: Përgatiteni kopshtin dhe ballkonin për rapsodi ngjyrash!

Është koha për punët e vogla të kopshtit. Edhe pse nuk do të rekomandohet të bëhet gjatë kohës së papërshtatshme dhe me temperatura të ulëta, adhuruesit e luleve shumë shpejt do ta fillojnë mbjelljen!

Stina më e mirë e vitit për shumicën është pranvera. Është kjo koha kur ditët bëhen më të gjata, ndërkaq rrezet e diellit gjithnjë e më shpesh bien në dritaret tona.


Drunjtë ngadalë nxjerrin sythet, ndërkaq lulet e hershme pranverore lulëzojnë në ngjyra piktoreske, duke na treguar gjithë bukurinë e tyre, kënaqësinë dhe ngjyrat, transmeton Telegrafi.

Për t’ia krijuar vetes kënaqësinë me gjithë magjinë e natyrës në shtëpinë dhe kopshtin tuaj, marsi është koha e duhur për punët e vogla të kopshtit dhe për mbjelljen e luleve në saksi.

Këto bimë do të dekorojnë më së miri ballkonet tuaja në pranverë: Është koha të filloni të mbillni
Lexo po ashtu Këto bimë do të dekorojnë më së miri ballkonet tuaja në pranverë: Është koha të filloni të mbillni

Duke pasur parasysh që kushtet e ndryshueshme klimatike me të cilat ballafaqohemi në shkurt, dinë edhe të na befasojnë, llojet më të ndjeshme të bimëve është e nevojshme të mbillen në hapësira të mbrojtura në mënyrë që farërat të mbijetojnë acarin e papritur.

Në kopsht mund të mbillen disa lloje lulesh fara e të cilave ka formë qepujke nëse dheu nuk është i ngrirë, siç janë gladiolat, ndërkaq në hapësirat e mbrojtura mund të mbillen farërat dhe qepujkat, nëse dëshironi mund t’i rimbillni në kopsht kur për të jenë kushtet optimale.

Pos gladiolave, janë të popullarizuara edhe petuniat, mirëpo në pranverën e hershme mund të mbillni edhe karafile dhe sherbele.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori