LAJMI I FUNDIT:

Këto bimë do të dekorojnë më së miri ballkonet tuaja në pranverë: Është koha të filloni të mbillni

Këto bimë do të dekorojnë më së miri ballkonet tuaja në pranverë: Është koha të filloni të mbillni

Disa mbillen edhe në mars

Bimët njëvjeçare karakterizohen nga bukuria e luleve, një larmi ngjyrash dhe shpesh aroma e këndshme. Lulëzimi është jetëgjatë dhe me bollëk, por në vende me hije nuk arrijnë bukurinë maksimale.


Brenda një periudhe vegjetacioni kalojnë të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit, nga mbirja, rritja vegjetative, prodhimi i farës, deri në kalbjen e tyre në vjeshtë.

Përveç farave, bimët rriten edhe nga kërcejtë, të cilat merren nga bimët amë të tokëzuara nga shkurti deri në prill, transmeton Telegrafi.

Ato zënë rrënjë në saksi të mëdha, vazo ose në substrat dhe mbulohen me folie për rritje më të shpejtë dhe rrënjë më të forta.

Begonia, që zakonisht mbillet në grup, vetëm ose së bashku me specie të tjera, e do diellin por dhe vendet gjysmëhije. I përballon periudhat e gjata të lagështisë ose thatësisë, por toka në të cilën mbillen nuk duhet të jetë shumë e thatë.

Asteri, apo ylli i verës është një bimë njëvjeçare që mund të përdoret si lule e krasitur për shkak të rritjes së saj. Lulëzon nga fundi i pranverës deri në vjeshtë dhe i pëlqen zonat me diell, por nuk toleron kushte ekstreme, kështu që zhvillohet më mirë kur toka është mesatarisht e lagësht.

Lobelia është e përshtatshme për të bërë korniza lulesh ose të ashtuquajturat mbulesë toke, por edhe për mbjellje në ballkone në vazo të varura, por mund të kombinohet me shumë ngjyra të kundërta.

Gjatë periudhës së lulëzimit ato mbulohen me shumë lule të vogla të kaltra dhe në muajt e ngrohtë të verës pushojnë me lulëzimin. Pëlqejnë tokën humusore, vendet me diell dhe gjysmë hije. Ekziston rreziku i tharjes në nënshtresa ranore dhe torfe.

Kumaku mbillet në vazo nga muaji shkurt dhe lulëzon deri në vjeshtë. Në varësi të varietetit, mbillet në sipërfaqe të mëdha. I pëlqejnë zonat me diell, jo shumë të lagështa dhe me rërë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori