LAJMI I FUNDIT:

Lule kundër viruseve dhe baktereve: Zambaku i gjelbër për një shtëpi familjare më të pastër

Lule kundër viruseve dhe baktereve: Zambaku i gjelbër për një shtëpi familjare më të pastër

Është i lehtë për t’u mirëmbajtur, pastron ajrin, largon energjinë negative…

Është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe ka efekte të dallueshme pastruese, antimikrobale dhe antibakteriale.


Është e dëshirueshme që çdo shtëpi të ketë një zambak të gjelbër, veçanërisht në këtë dimër.

Përveç pastrimit të ajrit, ai mund të na mbrojë nga viruset, domethënë mund t’i shkatërrojë viruset që janë në ajër, transmeton Telegrafi.

Sekreti është në lagështinë e madhe, së cilës kjo bimë i kontribuon, dhe që në fakt shkatërron viruset dhe bakteret që na rrethojnë.

Prania e zambakëve e bën hapësirën e jetesës më të shëndetshme dhe imunitetin më të fortë.

Përveç kësaj, besohet se zambaku i gjelbër, përveç pastrimit të ajrit, tërheq dhe thith energji negative nga dhoma.

Zambakun e gjelbër munda ta kultivojnë edhe ata që nuk janë të shkathët me bimët.

Nuk kërkon shumë vëmendje dhe kujdes. Mund ta mbani në dritë, por edhe në pjesë më të errëta të banesës.

Nëse merr më shumë dritë, në atë rast do të prodhojë pak më shumë lule, dhe ngjyra do të jetë më intensive dhe do të duket më e harlisur.

Kjo lule toleron ndryshimet në temperaturë, por është më mirë të mbahet midis 21 dhe 30 gradë. Gjithashtu, nuk është e nevojshme të ujitet shpesh.

/Telegrafi/