Lukaku më i shtrenjti në histori nga sulmuesit e Manchester Unitedit – A do të mund t’i sfidojë këta 10 legjenda që shkruan historinë me fanellën e kuqe (Foto)

Romelu Lukaku i është bashkuar Manchester United nga Evertoni si sulmuesi më i shtrenjtë në histori të klubit.
Ai u ble për 75 milionë funte dhe tani gjendet së bashku me skuadrën në Los Angeles, ku do të punojë përsëri nën urdhrat e Jose Mourinhos.
“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj që të jem pjesë e historisë. Është klubi më i madh në botë dhe nuk kam menduar dy herë për të nënshkruar”, ka thënë Lukaku për ESPN.

Lukaku do të krahasohet me disa nga sulmuesit më të mëdhenj të historisë së Ligës Premier që nga viti 1992, kur edhe e mori këtë emër.
Që nga ajo kohë janë fituar 13 tituj, ndërsa më poshtë janë 10 sulmuesit që të mirë që i kanë pasur Djajtë e Kuq në skuadër. /Telegrafi/
10.Teddy Sheringham Manchester United (1997-2001; 31 gola në Premier; 46 në total)































































