Ka nisur me gol finalja e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Interit.

Vetëm pas tre minutash lojë është shkaktuar penallti në të mirë të klubit italian.


Ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku që i vodhi topin Diego Carlosit i cili pastaj e ndali brenda zonës.

Gjyqtari Danny Makkelie akordoi penallti, ndërsa i saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku për 0-1.

Me këtë epërsi të hershme, Inter tani ndodhet më afër triumfit në Ligën e Evropës, edhe pse ka edhe shumë lojë deri në fund. /Telegrafi/

telegrafi sport app