LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi në verë, kroati ka një ofertë nga Juventusi

Luka Modric mund të largohet nga Real Madridi në verë, kroati ka një ofertë nga Juventusi

Sipas mediave spanjolle, mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka marrë një ofertë nga Juventusi, nëse mbetet lojtar i lirë këtë verë.

Mesfushori që mbush 37 vjet në shtator, dëshmoi se mund të luajë ende në nivele të larta, me asistimin e tij spektakolar kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, që u thye në gol nga Rodrygo.

Kontrata e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor dhe ende nuk ka një ofertë në tavolinë për të vazhduar në “Santiago Bernabeu”.


Sipas gazetës spanjolle AS, Modric ka marrë dy oferta deri tani, njëra nga Katari dhe tjetra nga Juventusi.

Bianconerët kanë një krizë në mesfushë dhe kanë shumë nevojë për një injeksion kreativiteti, diçka që Arthur Melo nuk e ka ofruar që kur u bashkua nga Barcelona.

Modric do të ishte një kombinim ideal i klasit dhe përvojës, si dhe do të ishte lojtar i lirë.

Reprezentuesi kroat ka qenë në Real Madrid që kur u largua nga Tottenham në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori